Haxhievski flet për ndeshjen me Renovën

Bellasica që pas disfatës me Shkëndijën po udhëhiqet nga strategu i njohur Gjoko Haxhievski, i cili njihet si një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka udhëhequr ndonjëherë përfaqësuesen e Maqedonisë. Skuadra e tij ndodhet në një pozitë aspak të lakmueshme, ndërsa nesër do të ketë një detyrë shumë të vështirë në transfertën në Tetovë ndaj Renovës, skuadër kjo që udhëhiqet nga një ish trajner i përfaqësueses së Maqedonisë, Nikolla Ilievski – Xhixhi, për të cilin Haxhievski ka shumë respekt, njofton “infOSport.mk”.

Pra kjo ndeshje përveç që do na dhurojë një përballje mes skuadrave me emër në futbollin vendor, do të na dhurojë edhe një përballje mes ish seleksionuesve të përfaqësueses së vendit.

“Pres një ndeshje shumë të vështirë. Renova ndodhet në një pozitë më të mirë se ne dhe ata mund të futen më të lirë në këtë ndeshje. Nikolla Ilievski – Xhixhi e ka bërë Renovën edhe më të mirë, po vërehet se skuadra ka një siguri më të madhe, disciplinë në lojë dhe një balans të mirë në të gjitha repartet” – tha fillimisht kryetrajneri i Bellasicës, Gjoko Haxhievski, i cili pranoi se skuadra e tij luan nën presion, kjo për shkak edhe pozitës në të cilën ndodhet.

“Neve luajmë në presion, kjo edhe për shkak pozitës në të cilën ndodhemi në tabelën e klasifikimit. Në çdo ndeshje duhet të futemi me angazhim maksimal, nëse dëshirojomë që të ruajmë statusin e skuadrës elitare. Prej nesër dhe në dy javët e ardhshme do të luajmë në çdo tre ditë. Jemi përgatitur mirë, ashtu që besoj se do të jetë kjo një ndeshje shumë interesante dhe cilësore” – përfundoi Haxhievski.

Për shkak 5 kartonëve të verdhë te Bellasica do të mungojë Zoran Baldovaliev, njëherit golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Strumica.

Leave a Reply