Liverpulli denoncon në polici futbollistin e saj më të mirë, Sallah

Skuadra e Liverpullit e ka denoncuar në polici futbollistin e saj më të mirë, Mohamed Sallah.

Edhe pse arsyeja e denoncimit mund të duket për dikë qesharake dhe jo serioze, klubi e ka denoncuar futbollistin egjiptian, për përdorim të telefonit mobil gjatë kohës që po voziste makinën.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon egjiptianin duke folur me telefon mobil deri sa po drejtonte makinën, i mbërthyer në një tollovi komunikacioni, ndërsa duket i rrethuar nga numër i madh ithtarësh, ndër ta edhe shumë fëmijë.

“Klubi pas bisedës me lojtarin ia ka dërguar policisë video xhirimin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njoftimin e Liverpullit..

Policia ka konfirmuar se ka pranuar xhirimin në të cilin shihet futbollisti duke folur me telefon mobil deri sa drejton makinën dhe se këtë fakt ia ka përcjellë departamentit përkatës.

“Faleminderit që na keni informuar”, thuhet në njoftimin e policisë nga qyteti i Liverpullit.

 

 

 

Leave a Reply