Liverpulli fiton pa gol të pranuar, mban hapin me Sitin (VIDEO)

Skuadra e Liverpullit ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të sezonit të ri futbollistik në Premierligë. Në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë, të besuarit e trajnerit Jurgen Klop mundën Kristal Pallasin në transfertë me rezultatin 2:0.

Golin e parë e realizoi Xhejms Milner nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së parë pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Mohamed Sallah.

Në minutën e tretë shtesë të takimit Mohamed Sallah dhe Sadio Mane kombinuan mjaft mirë mes vete, ndërsa senegalezi duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij ju dha fund paqartësive në këtë ndeshje. Pas këtij goli, Mane u bë futbollisti i parë në historikun e Liverpullit, i cili ka arritur që të shënojë gol ndaj Kristal Pallasit në tre ndeshje kampionale rradhazi.

Leave a Reply