Pogba rikthehet tek Juve, kontratë deri në vitin 2026! Ja cilin numër ka zgjedhur

Tani gjithçka është edhe zyrtare. Poll Pogba është sërish një lojtar i ri i Juventusit. Pas përfundimit të formaliteteve të shtunën, bardhezinjtë kanë njoftuar rikthimin e francezit, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.

Mesfushori rikthehet në Torino pas 6 vitesh, edhe atë si një agjent i lirë.

Pogba, siç ishte parashikuar tashmë ditët e fundit, do të veshë fanellën me numrin 10 që la në 2016 dhe që më pas u trashëgua nga Paulo Dybala.

Leave a Reply