Ndeshjet futbollistike të zhvilluara në kryeqendrën serbe të Beogradit, si zakonisht nuk mund të jenë të qeta dhe pa ndonjë tollovi. E tillë ishte edhe ndeshja e së enjtes në mbrëmje, kur para përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen e “play-off” të Liga Europa midis Partizanit dhe Beshiktashit, një tifoz pa vetëdije e zbritën poshtë brenda stadiumit, me qëllim që mjekët ti japin ndihmën e shpejtë.
Ky rast bëri që ndeshja të ndërpritet për disa momente, derisa mjekët po i jepnin ndihmën e parë tifozit vendas, i cili më pas me ambulancë u dërgua në spitalin më të afërt. I njëjti në gjendje të rëndë kishte arritur në spital thonë nga klubi i Partizanit, të cilët në këtë mënyrë mohuan zërat për vdekjen e tifozit të tyre. Ndryshe ndeshja midis Partizanit dhe Beshiktashit në fund u mbyll me barazimin 1:1.