Futbollisti i Bajernit niset për në Paris, gati nënshkrimi me PSZH-në (FOTO)

Huan Bernat, emri i të cilit përmendet si një përforcim i mundshëm i Paris Sen Zhermenit është ngjitur në aeroplan, ndërsa si destinacion mund të ketë kryeqendrën franceze. Më herët gjatë ditës së sotme vetë futbolllisti “bavarez” kishte publikuar një foto nga udhëtimi i tij me aeroplan, në të cilën shihej i lumtur.

Mbrojtësi spanjoll nuk ishte pjesë e grupit të futbollistëve në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Hofenhajmit, në të cilën skuadra “bavareze” shënoi fitore me rezultatin 3:1.

Sipas “Sky Germany”, Bernat do ti kushtojë Paris Sen Zhermenit 14 milion euro, pa përfshirë këtu bonuset, ndërsa thuhet se paga e tij vjetore do të jetë 5 milion euro, një shifër këtë të cilën drejtuesit e Bajernit të Munihut nuk ishin të gatshëm për t’ia ofruar.

Leave a Reply