Juve – Lacio, formacionet zyrtare

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi pas pak në “Juventus Stadium” do të mirëpret Lacion, në një ndër ndeshjet më interesante të javës së dytë në “Serie A”. “Zonja e Vjetër” e nisi sezonin e ri me një fitore të vështirë në transfertë 3:2 ndaj Kievos, teksa Lacio edhe përkundër avantazhit që kishte në fund pësoi disfatë 1:2 nga Napoli në Olimpiko.

Trajneri i Juves, Masimiliano Allegri ka zgjedhur skemën 4-3-3, me treshen sulmuese, Federiko Bernardeski – Mario Manxhukiç – Kristiano Ronaldo, teksa në anën tjetër Simone Inzaghi ka përzgjedhur skemën e lojës 3-5-1-1, ku më i avansuar do të jetë Çiro Immobile, ndërsa menjëherë pas tij do të veprojë, Luis Alberto.

 

Leave a Reply