Gjest i bukur i drejtuesve të Shkëndijës, ndeshja kundër Bellasicës me dyer ta hapura

Shkëndija pas ndeshjes së parë të “play-off” në Liga Europa kundër Rosenborgut, tashmë gjithë vëmendjen do ta përqëndrojë në kampionatin vendor, ku të hënën do të zhvillojë ndeshjen e javës së tretë kundër Bellasicës, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Osmani në dy xhirot e para arritën po aq barazime, ndërsa kësaj rradhe besojnë se ndeshja ndaj Bellasicës do të jetë e treta dhe e vërteta, dhe se do të vie fitorja e parë.

Me qëllim të stimulimit të futbollistëve dhe përkrahjes maksimale për ndeshjen e kthimit ndaj Rosenborgut, ndeshje kjo që në program është të enjten, drejtuesit e Shkëndijës kanë vendosur që të hënën për ndeshjen me Bellasicën ti hapin dyert e stadiumit për tifozët e tyre, të cilët pritet të jenë në numër sa më të madh, si për këtë ndeshje, ashtu edhe për ndeshjen e 30 gushtit në arenën “Filipi i Dytë”, kur të gjithë besojnë në një përmbysje të rezultatit nga ndeshja e parë në Trondhajm, kur Shkëndija u mund me rezultatin 3:1.

Ndeshja Shkëndija – Bellasica të hënën (27 gusht) starton në ora 16:30.

Leave a Reply