Juventus-Lacio, ja çfarë thotë trajneri i kampionëve, Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për disa tema në prag të ndeshjes derbi kundër Lacios, duke filluar që nga debutimi i Ronaldos në “Alianc Stadium” deri te rikthimi i mbrojtësit, Leonardo Bonuçi.

Strategu italian kërkon kujdes nga “bardhekaltrit” për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme.

“Vitin e kaluar kishim fituar 41 ndeshje radhazi në fushë tonë, por na mundi Lacio. Është një ekip i stërvitur mirë nga Inzagi. Luajnë shumë me kundërsulm dhe kanë Milinkoviç Saviç, një futbollist që është i fiziksht, por ka edhe klas.

Ronaldo? Futbolli është i lehtë. Duhet që futbollistët të njihen mirë me njëri-tjetrin. Do të përmirësohet në të ardhmen. Ndaj Kievos  goditi gjashtë herë portën kundërshtare dhe kjo më pëlqen. Ne duhet të jemi më të gatshëm në topat e kthyer nga portieri. Kurrë në stol? Jo, mund të ndodhë që edhe ai të pushojë.”

Bonucci? Do ta vlerësojë si gjithë të tjerët në fushën e lojës. Do të jetë e komplikuar për të gjithë ne, jo vetëm për të. Gjithsesi, Leonardo më është dukur entuziast dhe si gjithmonë ka shumë pasion”, tha strategu italian.

Lidhur me formacionin Allegri la gjithçka të hapur në mbrojtje dhe në sulm.

 

Leave a Reply