Petkoviç flet për herë të parë pas largimit të Behramit nga Përfaqësuesja e Zvicrës

Mesfushori nga Mitrovica e Kosovës, Valon Behrami edhe përfundimisht është larguar nga përfaqësuesja e Zvicrës. Shkak për largimin e tij nga ekipi përfaqësues zviceran është bërë një telefonatë nga ana e trajnerit, Vladimir Petkoviç. Lidhur me këtë për herë të parë ka folur trajneri boshnjako zviceran, i cili tha se nuk e ka të drejtën të pensionojë futbollistë, por që fjalët e tij janë keqkuptuar.

“Unë nuk e kam atë të drejtë të pensionoj futbollistët, vetëm mund të përzgjedh ose jo një futbollist”, – u shpreh Petkoviç për mediat zvicerane.

Kam dashur vetëm t’i informojë disa lojtarë se ndeshjet në Ligën e Kombeve do t’i shfrytëzojë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj për të pasur më të lehtë të zgjedh skuadrën për kualifikimet e vitit të ardhshëm për Euro 2020”, – tha ish trajneri i Lacios.

“Të gjithë futbollistët e kuptuan arsyeshmërinë time, Gelson Fernandes madje e kishte pritur se kishte vendosur të pensionohej, të gjithë tjerët e kuptuan, fatkeqësisht vetëm Valoni jo”, – vazhdoi tutje numri një i “helvetikëve”.

Petkoviç ka thënë se i vije keq për Behramin, pasi ai nuk e meriton një gjë të tillë.

“Më vjen keq për Behramin, nuk e meriton këtë pas gjithçkaje që ka dhënë për ekipin kombëtar”, – përfundoi Petkoviç.

Leave a Reply