Braziliani Serzhinjo gati për debutim në ndeshjen ndaj Shkëndijës

Përforcimi i FC Shkupit në merkaton e kësaj vere, Sergio Antonio De Luiz Junior i njohur si Serzhinjo do të debutojë me FC Shkupi në një ndeshje zyrtare këtë fundjavë. Në 3 xhirot e para të këtij sezoni në kampionat, braziliani nuk kishte të drejtë loje për shkak të disa dokumenteve të pakompletuara, ndërsa sipas burimeve të “InfOSport.mk”, Serzhinjo ka kryer të gjithë obligimet e duhura dhe do të jetë në dispozicionin e stafit teknik të Shkupit për ndeshjen me Shkëndijën e Tetovës që do të luhet këtë fundjavë në Çair.

Kujtojmë që 23 vjeçari brazilian firmosi kontratë 2 vjeçare me skuadrën nga Çairi, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Rabotniçkit. Takimi Shkupi-Shkëndija në program për tu zhvilluar është të shtunën, mirëpo për shkak angazhimeve të tetovarëve në Europë, ndeshja mund shtyhet për tu luajtur të dielën./InfOSport.mk

Leave a Reply