Liga e Kombeve, Angellovski fton 5 shqiptarë në kombëtare

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski gjatë ditës së sotme ka bërë publike listën e futbollistëve në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit dhe Armenisë.

Në emëroren e tij bënë pjesë edhe Egzon Bejtullai i Shkëndijës, që është një emër i ri, njëjtë sikurse edhe Mite Cikarski për dallim nga grumbullimi i fundit. Që të dy do të ndihmojnë mbrojtjen, ku si komandant kryesor do të jetë Visar Musliu.

Përveç dyshes së Shkëndijës,  emrat tjerë shqiptarë në përfaqësuesen A të Maqedonisë janë edhe ylli i Levantes, Enis Bardhi, futbollisti i Lids Junajtedit, Ezgjan Alioski, si dhe Arijan Ademi, i cili mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar me Dinamon e tij ndaj Jang Bojsit pësoi një dëmtim, ashtu që në pikpyetje mund të jetë paraqitja e tij për këto ndeshje.

Ndeshjen e parë Maqedonia do ta zhvillojë në transfertë kundër Gjibraltarit me 6 shtator, ndërsa vetëm tre ditë më pas në arenën “Filipi i Dytë” do të mirëpret Armeninë.

Leave a Reply