Mësohen edhe udhëtuesit e fundit për në grupet e Ligës së Kampionëve

Sonte janë zhvilluar edhe tre takimet e fundit të fazës “play-off” të Ligës së Kampionëve, me ç’rast kemi mësuar të gjitha skuadrat që do të luajnë në grupet e Ligës së Kampionëve Europian gjatë sezonit 2018/2019.

Benfika, PSV Ajndhoveni dhe Crvena Zvezda iu bashkuan Ajaksit, Jang Bojsit dhe AEK-ut, skuadra këto që kualifikimin e kishin siguruar të martën në mbrëmje.

26 skuadrat e tjera pjesëmarrëse në edicionin e ri të Ligës më prestigjioze europiane ishin kualifikuar drejtëpërdrejtë.

Më shumë ekipe përfaqësuese kanë Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia, nga 4 skuadra. Me nga 3 skuadra do të përfaqësohen Franca dhe Rusia. Debutojnë Hofenhajmi, Jang Bojsi dhe skuadra kampione nga viti 1991, Crvena Zvezda.

Kjo e fundit eliminoi Salzburgun, skuadër që në raundin e tretë eliminatorë shuajti ëndërrën e Shkëndijës për të luajtur në grupet e Ligës së Kampionëve Europian.

Shorti për grupet do të hidhet nesër me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply