Nastevski më nuk është pjesë e Makedonija Gj.P

Ivan Nastevski më nuk është pjesë e Makedonija Gjorçe Petrovit. Sulmuesi këmbëshpejtë me marrëveshje të dyanshme ka prishur kontratën me skuadrën shkupjane, të cilës iu bashkua gjatë sezonit të kaluar. Nastevski ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës, me të cilën këtë vit siguruan plasmanin në elitën e futbollit vendor.

Ai në një intervistë për “gol.mk” tha se së shpejti do të bëjë të ditur edhe emrin e skuadrës së tij të re, ndërsa me shumë gjasa ajo do të jetë nga jashtë Maqedonisë. 27-vjeçari në futbollin vendor u rikthye verën e vitit 2017-të, kur Makedonija Gj.P iu bashkua si futbollistë i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me skuadrën greke të Olimpijakos Volos, ndërsa në Greqi gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave si Agrotikos dhe PAE Serres, ndërsa për 5 muaj kishte luajtur edhe në Serbi me skuadrën e Novi Pazar.

Në Maqedoni përveç fanellës së Makedonija Gj.P, ai kishte veshur gjithashtu edhe atë të Vardarit, Rabotniçkit, Teteksit dhe EuroMilkut.

Leave a Reply