Shkëndija nuk ndalet, pa shumë probleme edhe në Manastir (VIDEO)

Shkëndija raundin e parë të garave në elitën e futbollit vendor e ka mbyllur pa asnjë disfatë. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani sot në transfertën në Manastir në kuadër të javës së 9-të shënuan fitore 3:1 ndaj Pelisterit, që ishte njëherit fitorja e tyre e 8-të. Të vetmin barazim, Shkëndija e kishte regjistruar në kuadër të javës së 5-të, kur në Tetovë kishte barazuar me rezultatin 3:3, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe sa i përket fitores së sotme ndaj Pelisterit, ajo u arrit edhe më lehtë se sa ndoshta pritej. Vetëm pas 3 minutave jo të plota Shkëndija realizoi golin e parë me anë të kapitenit Ferhan Hasani. Një top i gjatë në zbrastirë gjeti të vetmuar kapitenin “kuq e zi” para portierit vendas, Jovanovski, të cilin nuk e pati të vështirë për ta mposhtur pë rezultat 1:0.

GOLI I FERHAN HASANIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKËNDIJA 0:1 (F. Hasani 3')

Публикувахте от infosport.mk в 30 септември 2017 г.

Edhe goli i dytë mban firmën e Hasanit dhe sërish me një diagonale të gjatë në zonën kundërshtare, kësaj rradhe me Todorovskin në rolin e asistuesit, ndërsa emri i realizuesit ishte i njëjti.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLESHTE SERISH AI, SERISH HASANI PELISTERI – SHKËNDIJA 0:2 (F. Hasani min. 39)

Публикувахте от infosport.mk в 30 септември 2017 г.

2:0 vetëm pas 39 minutave lojë, ndërsa Shkëndija nuk kënaqej me kaq, ku si pasojë në minutën e 73-të pas një aksioni model, ku morrën pjesë Hasani, Ibraimi dhe Zhunior, ky i fundit shënoi edhe golin e tretë, mirëpo para së gjithash duhet ti falënderohet sulmuesit kërçovarë, i cili kreu punën më të madhe në këtë shënim të golit.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKENDIJA 0:3 (S. Zhunior 72')

Публикувахте от infosport.mk в 30 септември 2017 г.

Golin e nderit Pelisteri e realizoi vetëm një minutë më vonë, kur harkimin e PopZlatanov, Matej Cvetanovski e kurorëzoi me gol, që njëherit u tregua edhe si goli i fundit në këtë përballje që u mbyll me shifrat 1:3 në favor të Shkëndijës.

PELISTERI SHENON GOLIN E PARE NDAJ SHKENDIJESPELISTERI – SHKENDIJA 1:3(M. Cvetanovski 74')

Публикувахте от infosport.mk в 30 септември 2017 г.

Skuadra tetovare me 25 pikë kryeson bindshëm tabelën e klasifikimit, duke lënë pas vetes me -11 pikë Akademia Pandevin që sot u mund nga Sileksi në Kratovë, teksa Vardari me 13 pikë dhe 3 ndeshje më pak mban pozitën e tretë.

Në dy ndeshjet tjera të kësaj jave rrjetat pushuan.

 

LPFM, Java IX

 

PELISTERI 1 : 3 SHKËNDIJA
RENOVA 0 : 0 POBEDA
SKOPJE 0 : 0 RABOTNIÇKI
SILEKSI 1 : 0 A. PANDEV
VARDARI 15:00h 01.10 SHKUPI

Leave a Reply