Ndeshjen kundër Armenisë mund ta ndiqni për 100-150 denarë

Përfaqësuesja e Maqedonisë përmes garës së re të UEFA-së, Ligës së Kombeve do të tentojë për herë të parë në historinë e saj të sigurojë kualifikim në Kampionatin Europian.

Maqedonia ndeshjen e parë si vendase do ta luajë më 9 shtator kundër Armenisë në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 18:00, ndërsa gjithë dashamirët e futbollit prej të hënën (3 shtator) do të mund të blejnë biletat për ndeshjen Maqedoni-Armeni përmes rrjetit shitës të MKTickets, ndërsa një pikë shitje do të vendoset në “Skopje City Mall” në periudhën prej 3 deri më 9 shtator, atë ditë kur në program është edhe ndeshja në fjalë.

Biletat për ndeshjen kundër armenëve gjithashtu do të mund të blihen edhe në pikat e shitjes te stadiumi “Filipi i Dytë” ditën e ndeshjes duke nisur nga ora 12:00 deri pak para fillimit të ndeshjes.

Çmimi i biletave është 100 denarë për tribunën jugore dhe 150 denarë për tribunën veriore të arenës nacionale. Rikujtojmë ndeshjet në kuadër të Ligës së Kombeve, Maqedonia do ti nis me ndeshjen në transfertë kundër Gjibraltarit me datë 6 shtator.

Leave a Reply