Armenia do të sulmojë Maqedoninë me Mihtarjan dhe Barsegian

Trajneri i përfaqësueses së Armenisë, Vardan Minasjan ka bërë publike listën e futbollistëve, tek të cilët do të llogarisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, një garë kjo e re që për herë të parë aprovohet nga ana e UEFA-s.

Ndeshjen e parë Armenia do ta zhvillojë kundër Lihtenshtejnit me 6 shtator, ndërsa vetëm tre ditë më pas në Shkup do të përballet me Maqedoninë.

Pikërisht kjo ndeshje do të jetë edhe testi më i madh për të përzgjedhurit e trajnerit Minasjan, të cilët pritet të udhëhiqen nga ylli i tyre, Henrik Mihtarjan si dhe sulmuesi i Vardarit, Tigran Barsegian. Ky i fundit njeh shumë mirë klimën dhe fushën e stadiumit “Filipi i Dytë”, duke pasur parasysh se mbron ngjyrat e Vardarit. Pjesë e listës së publikuar nga ana e trajnerit armen nuk është edhe ish futbollisti i Vardarit, Hambarxhumian, i cili vazhdon të mbetet pa skuadër pas shkëputjes së kontratës me nënkampionët e vendit.

Lista e futbollistëve të kombëtares së Armenisë:
PORTIERË: Arsen Beglarjan (Liepaja), Aram Aram Hajrapetjan (Banants), Anatolij Aivazov (Banants)
MBROJTËS: Hrair Mkojan (Alashkert), Artak Jedigrjan (Alashkert), Armen Manuçarijan (Pjunik), Taron Voskanijan (Alashkert), Varazdat Harojan (Ural – Rusi), Ararat Monro (Bojaçi Çiko – Kolumbi), Andre Shalisher (Geteborg – Suedi)
MESFUSHORË: Henrik Mihtarijan (Arsenal), Edgar Malkjan(Zhitisu), Aras Ozbilis (Villem II – Holandë), Karlsen Mkrçjan (Pjunik), Gor Malakjan (Ararat), Ivan Jagan (Eupen – Belgjikë), Gevorg Gazarjan (Çavesh – Portugali), Markos Piceli (Aktobe – Kazakistan), Alik Arakeljan (Pjunik), Erikd Vardanjan (Pjunik), Rumanian Hovsepjan (Pjunik)
SULMUES: Tigran Barsegian (Vardar), Sargis Adamjan (Regensburg – Gjermani), Artur Sarkisov (Jenisej – Rusi).

Leave a Reply