Sevilja edhe zyrtarisht transferoi yllin e Spartak Moskës

Skuadra e Seviljës edhe zyrtarisht ka njoftuar për transferimin e yllit të Spartakut të Moskës, Kuinsi Promes. Holandezi me skuadrën andaluziane ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, ndërsa thuhet se shuma të cilën kanë paguar drejtuesit e Seviljës, kap shifrën e 20 milion eurove.

Brenda 4 sezoneve të kaluara te skuadra e Spartak Moskës, 26-vjeçari Promes ka zhvilluar 135 ndeshje, duke regjistruar 66 gola dhe 34 asistime. Ai gjithashtu mbron edhe ngjyrat e Kombëtares së Holandës, për të cilën në 28 ndeshje ka realizuar 5 gola.

Leave a Reply