Zeni Husmani largohet nga Domzhale, vazhdon karrierën në Turqi

Futbollisti me origjinë nga Gostivari, Zeni Husmani që 6 vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës sllovene të Domzhale, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Turqi te skuadra e Giresunspor, që garon në Ligën e Parë Futbollistike të Turqisë (liga e dytë), njofton “infOSport.mk”.

Husmani me ekipin ambicioz nga Liga e parë turke ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe vetë skuadra turke, që në sezonin e ri dinë vetëm për fitore.

Giresunspor në tre xhirot e para ka regjistruar po aq fitore, ndërsa gjatë ditës së sotme kjo skuadër në kuadër të javës së katërt do të përballet me Umranijespor.

Karriera e Husmanit kishte filluar në Kroaci te skuadra e Dinara Knin, që më pas ti bashkohet skuadrës U17 të Shibenikut, te e cila skuadër kishte arritur që të luaj edhe për ekipin e parë.

Te skuadra e Domzhales, Husmani ishte transferuar verën e vitit 2012-të, ndërsa brenda gjithë kësaj periudhe kishte zhvilluar 163 ndeshje, duke realizuar edhe 9 gola, një prej të cilëve edhe në sezonin e ri, në të cilin zhvilloi të gjitha 6 ndeshjet kampionale, edhe atë duke bartur shiritin e kapitenit.

Leave a Reply