Buzëqesh Vëllazërimi, vjen fitorja e parë sezonale

Vëllazërimi i Kërçovës në ndeshjen e javës së tretë në Ligën e Dytë ka arritur që të marrë fitoren e parë në Konferencën e Perëndimit, edhe atë jashtë stadiumit të saj. Të përzgjedhurit e trajnerit Bujar Islami mundën Korabin në Dibër me rezultatin 2:4, edhe pse fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një gjë të tillë, pasi ishin vendasit ata të cilët avansuan me golin e Edin Mersovskit, njofton “infOSport.mk”.

Golin e barazimit Vëllazërimi e arriti në minutën e 40-të me anë të Murat Adilit, i cili pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë realizoi edhe golin e dytë personal duke kaluar për herë të parë në këtë ndeshje skuadrën kërçovare në epërsi.

Ish sulmuesi i Shkëndijës dhe FC Shkupit, Shpend Asani në minutën e 85-të shënoi edhe golin e tretë për Vëllazërimin, teksa në minutën e 93-të Gëzim Bakievski shënoi për 1:4.

Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi vendasit në minutën e 95-të përmes Habib Klobuçishtës nga pika e bardhë shënuan edhe golin e dytë, që njëherit ishte edhe i fundit i këtij takimi.

Për Korabin ishte kjo disfata e dytë në teren vendas, ku edhe sot nuk mungoi përkrahja nga publiku dibran.

Leave a Reply