Ndodhi edhe kjo në futbollin shqiptarë! Skuadra luajti pa portier, por në fund nxorri barazim

Memaliaj dhe Këlcyra kanë ndarë nga një pikë në një ndeshje ku për 35 minuta miqtë luajtën pa një portier të mirëfilltë pas daljes me të kuq të Selmanit.

Në mungesë të një portieri të dytë, kuadratin e mbrojti mesfushori Hadaj. Memaliaj gjeti golin pikërisht pas daljes me të kuq të portierit Selmani, teksa Sinaj kaloi vendësit në avantazh.

Këlcyra barazoi shumë shpejt me anë të Pashës, që ktheu në gol një penallti të shkaktuar nga portieri Mustafaj.

Në rastet e tjera skuadra e Zhupës ka qenë e pafat, pasi goditi tri herë shtyllën.

Memaliaj po kalon një krizë rezultatesh, teksa këtë sezon nuk po mbështetet si duhet as nga bashkia.

Leave a Reply