Arbëria befason Dritën e Ardian Nuhiut, i merr një pikë në Gjilan!

Superliga e Kosovës sot ka dhuruar dy ndeshje të javës së 18-të.

Drita e Ardian Nuhiut regjistroi rezultat befasues ndaj debutuesve të Arbërisë, teksa u ndal në barazim 1:1.

Kastriot Rexha shënoi për kampionët në fuqi në minutën e 36-të me ndihmën e një penalltie, teksa Hamdi Namani shënoi autogol dhe barazoi në minutën e 75-të për Arbërinë. Kjo e fundit merr një pikë të rëndësishme, por i bën nder edhe Ballkanit në garën për titullin kampion.

Edhe ndeshja tjetër mes Trepçës dhe Drenicës përfundoi në barazim, por pa gola. 90 minutat prodhuan disa raste në të dy portat, por në fund asnjëra rrjetë nuk u tund dhe gjithçka u mbyll në paqe.

Drita edhe pas këtij barazimi mbetet lidere me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani me dy pikë më pak. Arbëria dhe Trepça renditen në vendet 6 dhe 7 me nga 21 pikë, ndërsa Drenica e Bledar Devollit qëndron në zonën e ftohtë, saktësisht në vendin e 9-të me 19 pikë.

Leave a Reply