Super Ibraimi dhe Shkëndija me epërsi mbyll pjesën e parë ndaj FC Shkupit (VIDEO)

Pjesa e parë e takimit derbi të javës së katërt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë midis FC Shkupit dhe Shkëndijës i ka takuar Shkëndijës, e cila me dy golat e Besart Ibraimit e mbylli të njëjtën me epërsi 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi me kanosjen e Basilio Ndong, që më pas Shkëndija të rrezikojë seriozisht portën e vendasve me anë të Zhunior, goditjen e të cilit portieri Zendeli e ndali, mirëpo në këtë rast gardiani “bardhekaltër” kishte shumë fat, pasi topi u ndal në shtyllë.

SHKUPI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS

SHKUPI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS, STOJKOSKI SHËNON NGA PIKA E BARDHËSHKUPI – SHKNDIJA 1:0(K. Stojkoski 25')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Një diagonale e gjatë për Kristijan Stojkoski në minutën e 24-të, bëri që ky i fundit të jetë më i shpejtë se Kostadin Zahov para portës kundërshtare dhe në fund të përfitojë një penalti, të cilën më pas e shndërroi edhe në gol për epërsi të FC Shkupit.

SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT

SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT, IBRAIMI SHËNON NGA PIKA E BARDHËFC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:1(B. Ibraimi 36')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Pas kësaj epërsie të vendasve në skenë te skuadra tetovare doli bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, i cili fillimisht në minutën e 36-të nga penaltia barazoi shifrat në 1:1, ndërsa pak çaste para fundit të 45 minutëshit të parë, numri 7 i skuadrës tetovare edhe njëherë tjetër arriti që të mposhtë portierin vendas, Suat Zendeli. Egzon Bejtullai nga gjysmëfusha me një super diagonale gjeti në zonën kundërshtare Ibraimin, i cili pasi u lirua nga dy kundërshtarët e tij, me të djathtën e tij shënoi për 1:2.

SUPER IBRAIMI DHE SHKËNDIJA ME EPËRSI MBYLL PJESËN E PARË NDAJ FC SHKUPIT

SUPER IBRAIMI DHE SHKËNDIJA ME EPËRSI MBYLL PJESËN E PARË NDAJ FC SHKUPIT FC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 45')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Leave a Reply