Trajneri Hajati do të “sulmojë” Shkëndijën me 16-vjeçarin Muharemi

Trajneri i ri i FC Shkupit, turke Hajati Sojdashi ka bërë publik formacionin titullarë, me të cilin do i kundërvihet Shkëndijës në përballjen e fundit të javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në mungesë të Bazhe Ilijoskit, në krye të sulmit do të jetë 16-vjeçari Suhejl Muharemi, i cili nga krahët do të ketë ndihmën e Basilio Ndong në të majtë dhe të brazilianit, Serzhinjo në të djathtë.

Dyshja e fundit mbrojtëse do të përbëhet nga Tipuriç dhe Bilali, teksa si mbrojtës krahu do të luajnë Zango dhe Krivanjeva.

Bradji do të  jetë në qendër të mesfushës, ndërsa më të avansuar në këtë repart do të jenë Rron Broja dhe Kristijan Stojkoski.

I pazëvendësueshëm në portën e “bardhekaltërve” nga Çairi është Suat Zendeli.

Ndeshja FC Shkupi – Shkëndija starton në ora 16:15.

 

 

Leave a Reply