KB Shkupi fiton Gostivarin, vazhdon garën për mbijetesë në elitë (VIDEO)

Basketbollistët e Shkupit kanë regjistrar një fitore të madhe 82:78 përballë Gostivarit, që i mban ata në garë të ngushtë për mbijetesë në elitën e basketbollit vendor.

Fitorja e sotme fiton më shumë në peshë, pasi u realizua kundrejt rivalit të drejtëpërdrejtë, edhe atë me plotë meritë pavarësisht se në çerekun e fundit, sidomos në dy minutat e fundit i lejuan kundërshtarit të shënojë 7 pikë, duke bërë që Gostivari ta fitojë atë me 20:15.

Megjithatë kjo kishte pak rëndësi, pasi KB Shkupi në fund regjistroi fitore 82:78, duke u barazuar me pikë me KB Gostivari.

Zlatevski me 20, Stojanovski me 19 dhe Kraljiç me 17 pikë, ishin më të spikaturit te skuadra e KB Shkupit, derisa në anën tjetër te Gostivari dhe njëherit i gjithë takimit, më efikasi doli të jetë Mladen Grusanoviç me 29 pikë të realizuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply