Struga dhe Shkëndija barazojnë, fitore me shumë peshë për Besën e Dobërdollit (VIDEO)

Mbyllet me barazim 1:1 derbi i javës së 30-të në elitën e futbollit vendor midis Struga Trim Lum dhe Shkëndijës. Një ndeshje tipike kampionale, me Shkëndijën që kishte më shumë nga loja në pjesën e parë, mirëpo pjesa e dytë rezultoi të jetë më ndryshe.

Në këtë pjesë u realizuan edhe të dy golat, me struganët që avansuan falë golit të Stefan Spirovskit në minutën e 49-të, ndërkohë barazimin Shkëndijës i’a solli mbrojtësi Reshat Ramadani, me golin e realizuar në minutën e 81-të.

Shkëndija vazhdon të mbajë pozitën e partë me 4 pikë diferencë ndaj Sileksit, skuadër kjo që barazoi pa gola në Shkup përballë Rabotniçkit.

 KF Besa e Dobërdollit regjistroi një fitore shumë të madhe në garën për mbijetesë ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë, AP Brera.

Skuadra nga Dobërdolli shënoi fitore 2:1, falë golave të shënuar nga Mexhit Neziri gjatë pjesës së parë dhe një tjetër të realizuar nga sulmuesi Vllatko Stojanovski në pjesën e dytë. Po në këtë pjesë, mysafirët nga Strumica me anë të kapitenit Martin Gjorgievski, përkohësisht kishin barazuar shifrat.

NDESHJET TJERA

Duke pasur parasysh se tashmë edhe zyrtarisht nga garat e mëtutjeshme të Ligës së Parë, janë larguar ekipet si Gostivari dhe Voska Sport, nuk u zhvilluan fare ndeshjet në Ohër dhe Strumicë, aty ku KF Gostivari duheshe të mirëpret Pelisterin, pas dënimit nga FFM, që të luaj 100 km larg stadiumit “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit.

Kujtojmë, të shtunën, në ndeshjen e parë të xhiros së 30-të, Vardari mundi si mysafir FC Shkupin me rezultatin 2:0. (infOSport.mk)

LPFMV | Java 30

Struga Trim Lum 1:1 KF Shkëndija
Besa D. 2:1 AP Brera
Rabotniçki 0:0 Sileksi
FC Shkupi 0:2 Vardari
Voska Sport 0:3 (rez.zyrt.) Tikveshi
Gostivari 0:3 (rez.zyrt.) Pelisteri

Leave a Reply