Mesi: Reali më i dobët pa Ronaldon

Rrëfehet Lionel Messi.Ylli i Barcelonës në një intervistë për “Catalunya Radio”, foli për herë të parë për largimin e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit. Ylli argjentinas ka mbetur shumë i surprizuar nga vendimi i luzitanit për t’u larguar nga Los Blancos dhe për të zgjedhur pikërisht Juventusin.

“Më habiti, nuk e imagjinoja dot të ikte nga  Reali i Madridit, apo më pak të shkonte te Juventusi, pasi kishin kaq shumë ekipe që e donin. Nëse Reali është një nga skuadrat më të mira në botë, është e qartë se me mungesën e Ronaldos, kjo i bën ata më pak të mirë, dhe tani, kjo e bën Juven favorite për të fituar në Champions”, deklaroi Messi.

Ai përshkroi edhe ndjesinë e të mbajtur shiritin e kapitenit në krah te Barcelona dhe përse ka vendosur të qëndrojë gjithmonë te blaugranat. “Për mua është krenari që të jem kapiten i Barcelonës për gjithçka që do të thotë. Mënyra ime e veprimit nuk do të ndryshojë fare dhe jashtë fushës, unë kam qenë tashmë një kapiten pak kohë më parë, por jo si kapiten i parë. Kam gjithçka këtu. Kam qenë në Barcelonë që 13 vjeç, te skuadra më e mirë në botë, dhe një nga qytetet më të mira në botë. Fëmijët e mi kanë lindur këtu, dhe nuk kam pse të shkoj diku tjetër”, shtoi Lionel Messi.

Leave a Reply