Surpriza në US Open, “përshëndeten” me turneun Federer dhe Sharapova

Roxher Federer është surpriza e edicionit të sivjetshëm grend Slemit US Open, pasu zvicerani u eliminua që në raundin e katërt, duke u mundur 1:3 në sete nga australian Xhon Millman. Federer fitoi setin e parë, por humbi 3 setet e rradhës duke i lënë fansat mjaft të zhgënjyer, pasi prisnin një çerekfinale në mes tij dhe Novak Gjokoviqit. Ky i fundit fitoi portugezin Zhoao Sousa në setet 6:3, 6:4 dhe 6:3, teksa pritet ta ketë shumë të lehtë me Millman në çerekfinale.

Surprizat nuk munguan as në tenisin e femrave, pasi rusja Maria Sharapova u përshendet me US Open, duke u eliminuar nga spanjollja Karla Suarez Navaro me 2:0 në sete, me këtë të fundit e cila në çerekfinale do të përballet me amerikanen Medison Keis.

Leave a Reply