Real Madridi mëson emrat e kundërshtarëve në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi do të luajë me Guadalajaran ose me fituesin e Ligës së Kampionëve të Amerikës, në turnen e Kupës së Botës për Klube. “Mbretërit” do të tentojnë që të marrin këtë trofe për të tretin vit me rradhë, ndërsa për të bërë një gjë të tillë, ata do të shkojnë në Emiratet e Bashkuara në dhjetor për të luajtur ndeshjet e këtij turneu, ku marrin pjesë kampionë të të gjitha kontinenteve.

Real Madridi në këtë garë merrë pjesë si kampion i Europës, pasi në finalen e madhe të Kievit mundi Liverpullin me rezultatin 3:1.

Ky turne është një rast i mirë për trajneri Julen Lopetegi për të fituar edhe trofeun e parë si trajner i Real Madridit.

Leave a Reply