Valencia transferoi portierin e Juves

Drejtuesit e Valencias kanë angazhuar portierin e Juventusit, brazilianin Neto. Ky i fundit me skuadrën nga “Mestalja” ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Valencia për shërbimet e Neto-s ka paguar 7 milion euro, ndërsa gjithashtu Valencia do duhet të paguajë edhe bonuse plus, që mund të arrijnë shifrën deri në 2 milion euro.

Në marrëveshjen e portierit brazilian me Valencian, ekziston klauzolë për blerjen e kartonit të tij, që kap shifrën e 80 milion eurove.

Në dy vitet e fundit Neto ishte vetëm portieri i dytë te Juventusi dhe zëvendësues i portierit legjendar, Xhanluixhi Bufon.

Gjatë kësaj periudhe ai regjistroi vetëm 22 ndeshje me fanellën “bardhë e zi”, njëkohësisht duke fituar dy tituj kampion dhe dy trofe të Kupës së Italisë.

Leave a Reply