Alioski: Trajneri argjentinas ka bërë diferencën te Lids Junajtedi

Edhe pse është i grumbulluar me përfaqësuesen e Maqedonisë në Gjibraltar për sfidën e parë të Ligës së Kombeve, futbolli anglez qoftë edhe i kategorisë së dytë është shumë tërheqës dhe pyetjet drejtuar Ezgjan Alioskit nuk kanë mundur pa përfshirë ekipin e Lids Junajtedit me të cilët dominojnë për momentin në Çampionship si dhe një emri i madh në pankinën e tyre siç është ai i argjentinasit Marselo Biellca.

Pikërisht përveç opinionit për pritjet për sfidën me Gjibraltarin, Alioski është përgjigjur edhe rreth atmosferës apo edhe punës që bëhet te skuadra e tij me trajnerin Biellca si dhe dallimin në punë në ekipin përfaqësues.

“Normal që është ndryshe. Lidsi është klub dhe aty ka kohë më shumë që trajneri më bë stërvitje, ndërsa këtu në përfaqësuese futbollistët vinë për kohë të shkurtë dhe normalisht nuk mund të bësh shumë krahasime mes përfaqësueses dhe klubit. Te Lidsi tani ka ardhur trajneri i ri, ndërsa jemi futbollistët e njejtë, nuk ka bërë ndryshime të mëdha. Trajneri i ri me fillozofinë dhe taktikën që ka bërë, ka sjell rezultate të mira”, ka thënë Alioski.

Ndërkohë shqiptari ka folur edhe për takimin me Gjibraltarin që do ta luajnë të enjten.

“Të gjithë mendojnë se është një ndeshje e lehtë, por çdo takim është i rëndë. Ne këtu jemi favorit dhe duhet të tregojmë kualitetin tonë. Është një ndeshje që kemi ardhur për ta fituar dhe për tu rikthyer në shtëpi”, është shprehur Alioski.

Leave a Reply