UEFA cakton arbitrin e ndeshjes, Shqipëri-Izrael, është një emër i njohur

Shqipëria aventurën e saj në kuadër të Ligës së Kombeve do ta nis me ndeshjen kundër Izraelit.  Gjithçka nis në barazpeshë totale, sa iu takon ballafaqimeve mes këtyre dy kombëtareve, që deri më tani janë ndeshur dy herë, edhe atë në kuadër të eliminatoreve të fundit, të vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Shqipëria nuk ka kujtime të mira nga ajo ndeshje e zhvilluan në “Elbasan Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e pas tre ditëve, pasi izraelitët ishin ata që kishin dalë fitues me rezultatin 0:3, ndërsa me të njëjtën kamatë Shqipëria ia ktheu në ndeshjen e kthimit, kur falë “dopietës” së Armando Sadikut dhe një goli tjetër të shënuar nga Ledian Memushaj.

Ndërkohë, UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrët e këtij takimi. Kryesor do të jetë një emër mjaft i njohur në vitet e kaluara, që ka gjykuar edhe finale kompeticionesh mjaft të rëndësishme. Fjala është për hungarezin Viktor Kassai, i cili do të ndihmohet nga bashkëpatriotët e tij György Ring dhe Vencel Tóth, ndërsa dy arbitrët shtesë do të jenë po nga Hungaria: Tamás Bognar dhe Sandor Szabo.

Ndeshja Shqipëri – Izrael e vlefshme për Grupin “G” të Ligës së Kombeve do të zhvillohet me 7 shtator në “Elbasan Arena”.

Leave a Reply