Bendtner që luajti ndaj Shkëndijës i thyen nofullën një taksisti danez

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner është akuzuar nga policia daneze, pasi një shofer taksie kishte mbetur me një nofull të thyer nga ana e sulmuesit aktual të Rosenborgut, skuadër kjo që eliminoi Shkëndijën në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në Kopenhagë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Pronari i kompanisë së taksive, tha: “Unë mund të konfirmoj se ka pasur një sulm serioz në një nga shoferët tanë sonte. Shoferi është aktualisht në tryezën e operacionit me një nofull të thyer”.

“Sulmi është raportuar në polici dhe ne mund të konfirmojmë se sulmuesi është Niklas Bendtner”,- ishte deklarata e pronarit.

Bendtner nuk ishte përfshirë në listën e Danimarkës për takimin e sotshëm ndaj Uellsit, në të cilën skuadra daneze kishte shënuar fitore 2:0 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply