Shaland: Fitorja për Vokrrin!

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka të drejtë të buzëqeshë dhe të krenohet, sepse Kosova e tij po manit. Rezultatet sa vijnë e përmirësohen, mbrojtja po bëhet e pakalueshme dhe tashmë rezultatet po vijnë. Triumfi ndaj Ishujve Faroe i jep kreun e grupit Kosvoës, sepse Azerbajxhani u ndal në Maltë, por Challandes sheh edhe defektet.

“Në pjesën e parë krijuam lojë, donim që të luanim nga krahët dhe të kishim sa më shumë krosime, por kishim vetëm një lojtar në zonë. Nëse luajmë ashtu, duhet të hyjmë në zonë si raketa. Në pushimin pas pjesës së parë iu thashë lojtarëve se duhet të shkojnë sa më tepër brenda zonës dhe këtë e bënë në pjesën e dytë”.

”Ndryshimi i krahut të Rashicës? Nuk ishte problem, ai luan kudo. Mendoj se kjo ishte një gjë e mirë. Zenelin e preferoj në krah të majtë pasi ai gjuan me të djathtën, ndërsa Rashica është më i mirë në vijë”,

Barazimi i Azerbajxhanit? Malta nuk kishte luajtur keq ndaj Ishujve Faroe, e rezultati i barabartë sot ndërmjet Maltës e Azerbajxhanit është shumë i mirë për ne”.

“Këtë fitore mund t’ia dedikoj Fadil Vokrrit, ndoshta na sheh nga qielli. Është kënaqësi për mua dhe skuadrën që fitoren t’ia dedikojmë atij”, ka deklaruar Challandes pas ndeshjes.

Leave a Reply