Edhe Belgjika nuk kureseu Islandën (VIDEO)

Belgjika e ka nisur me këmbë të mbarë pjesëmarrjen e saj në kuadër të Ligës së Kombeve, pasi të martën në mbrëmje në transfertë me rezultatin 0:3 mundi autsajderin e grupit 2 në kuadër të Ligës “A”, Islandën.

Ishte kjo disfata e dytë e rëndë e islandezëve, të cilët vetëm tre ditë më parë ishin turprëruar në transfertën ndaj Zvicrës (0:6).
Edhe pse nuk shkëlqyen, yjet e Belgjikës e dominuan në tërësi ndeshjen dhe në fund me plotë meritë shënuan fitore komode.

Fantazisti i skuadrës belge Eden Azar hapi serinë e golave në minutën e 29-të pasi me sukses ekzekutoi goditjen nga pika e bardhë, ndërsa nuk zgjati edhe shumë kohë dhe vetëm 120 sekonda më pas Romelo Lukaku dyfishoi shifrat në 2:0.

I njëjti futbollistë shënoi edhe golin e tretë në minutën e 81-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Islanda 0, Belgjika3.
Me këtë tre pikësh Belgjika barazohet në këtë grup me Zvicrën, që vetëm për shkak gol averazhit më të mirë mban pozitën e parë, teksa Islanda edhe pse ka dy ndeshje të zhvilluara mbetet e treta me 0 pikë të tubuara.

Leave a Reply