Federata italiane dënon Daglas Kostan e Juves

Federata Italiane ka dënuar brazilianin e Juventusit, Dagllas Kosta. Pasi ky i fundit në ndeshjen e së dielës goditi me bërryl dhe pështyu futbollistin kundërshtar të Sasuolos, Di Françesko, ditën e sotme erdhi edhe vendimi i Disiplinës italiane për futbollistin e Juventusit.

Braziliani është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga gjykatësi sportiv, por pa marrë parasysh provat televizive, vetëm me raportin e arbitrit.

Kështu, Kosta do të humbasë ndeshjet në kampionat ndaj Frosinones, Bolonjas, Napolit dhe Udinezes.

Leave a Reply