Liverpulli i falet Firminjos, Napoli gabon në Beograd, fitojnë edhe Atletiko dhe Dortmundi (VIDEO)

Liverpulli ka dalë fitues në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve duke mundur Paris Sen Zhermenin me rezultatin 3:2. Starixh dhe Milner nga penaltia realizuan golat gjatë pjesës së parë për “redsat”, teksa parisienët barazuan shifrat falë golave të shënuar nga Munier dhe Mbappe.

Dhe kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të mbyllet me shifrat 2:2, ashtu nuk mendoi edhe braziliani Firminjo, i cili në minutën e dytë shtesë shënoi golin e fitores për skuadrën angleze.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli nuk arriti të mposht Cervena Zvezdën, pasi sfida në Beograd u mbyll me rezultatin 0:0.

Dortmundit i ka mjaftuar goli i Pulishiç në minutën e 85-të për tu kthyer nga Blegjika me fitore nga sfida ne Klub Bryzh, teksa në sfidën tjetër të grupit “A”, Atletiko Madridit edhe përkundër disavantazhit që kishte në fund doli fitues në transfertën ndaj Monakos.

Galatasaraji në Stamboll ishte superior ndaj Lokomotivës së Moskës, duke mundur ekipin rusi me rezultatin 3:0, ndërsa përballja tjetër e grupit “D” midis Shalke 04 dhe Portos u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Liga e Kampionëve, ndeshjet e para në grupe

 Barcelona 4 – 0 PSV
Inter 2 – 1 Tottenham
Club Brugge 0 – 1 Bor. Dortmund
Crvena zvezda 0 – 0 Napoli
 Galatasaray 3 – 0 Lok. Moscoë
Liverpool 3 – 2 PSG
Monaco 1 – 2 Atl. Madrid
Schalke 1 – 1 Porto

Leave a Reply