Legjenda e Milanit merrë drejtimin e kombëtares së Japonisë

Ish seleksionuesi i Italisë, Roberto Donadoni është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Federatën e futbollit japonez, njofton “Gazzetta dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.

Strategu italian tashmë ndodhet në Lindjen e largët, për të precizuar detajet e marrëveshjes me japonezët. Mesushori legjendar i Milanit mund të bëhet italiani i dytë që do të merrte drejtimin e italianit, duke pasur parasysh se “samurajat” më parë i udhëhoqi Alberto Zakeroni.

Gjatë vitit 2011-të Japonia kishte fituar Kupën e Azisë nën drejtimin e italianit Zakeroni, i cili në krye të kombëtares japoneze ishte për 4 vite (2010-2014).

Për herë të fundit Donadoni drejtonte Bolonjën, mirëpo ishte shkarkuar në fund të sezonit të kaluar.

Leave a Reply