Ronaldo shënon, Juve fiton, Higuain shënon por Milani nuk fiton (VIDEO)

Superylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo sërish doli të jetë hero i skuadrës “bardhezi”. Në ndeshjen e dytë me rradhë në “Serie A” kampionët shënuan fitore pasi sërish në listën e golashënsuesve u regjistrua numri 7-të.

CR7 realizoi golin e parë në fitoren 2:0 në transfertën ndaj Frosinones në kuadër të javës së 5-të. Portugezi shënoi në minutën e 82-të, që ishte goli i parë i shënuar jashtë “Juventus Stadium” me fanellën e “biankonerëve”. Ronaldo golin e tij debutues e realizoi në ndeshjen ndaj Sasuolos (2:1), ndaj së cilës skuadër më pas realizoi edhe golin e dytë personal.

Sonte ndaj Frosinones golin e dytë e realizoi Bernardeski, i cili në minutuën e 95-të vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Frosinone 0, Juventusi 2.

Golin e dytë me rradhë në “Serie A” e gjeti edhe Gonzalo Higuain, një sulmues tjetër i Juves, por që në formë huazimi po luan te Milani. “El Pipita” shënoi golin e parë të Milanit në përballjen ndaj Atalantës, në të cilën ndeshje “rossonerët” zhgënjyen sërish tifozët e tyre, pasi në fund barazuan 2:2 në “San Siro”.

Higuain realzioi vetëm pas dy minuutave lojë, ndërsa Atalanta golin e barazimit e gjeti në minutën e 54-të me anë të Gomez.

Nuk vonoi shumë dhe Milani sërish kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Bonaventura në minutën e 61-të, mirëpo këtë epërsi nuk arritën ta ruajnë deri në fund, pasi skuadra nga Bergamo në minutën e parë të kohës shtesë me anë të Rigonit barazoi shifrat në 2:2.

Ishte ky barazimi i dytë i Milanit në 4 ndeshje të zhvilluara ku ka arritur vetëm një fitore dhe për momentin me vetëm 5 pikë renditet në pozitën e 13-të, teksa Juventusi me 15 pikë me meritë mban pozitën e parë, duke njohur vetëm fitore në këtë fillim sezoni në “Serie A”.

Leave a Reply