Nuhiu para përballjes me FC Shkupin: Ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat

Të shtunën Tetova do të jetë nikoqir i derbit shqiptarë midis Renovës dhe FC Shkupit, dy skuadra këto shumë cilësore, por që në këtë start sezoni nuk po arrijnë të kënaqin tifozët e tyre me reuzltatet që po i arrijnë, njofton “infOSport.mk”. Renova me 7 pikë në 7 javët e para renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë FC Shkupi me dy pikë më pak mban vetëm pozitën e parafundit në renditje.

“Ndeshje tepër me rendësi për të dyja skuadrat, ku do të luajmë vetëm për fitore. Lirisht mund të them se fitorja në Strumicë në mesjavë na jep besim, por asesi eufori para ndeshjes me FC Shkupin. Duhet të mbetemi me këmbë në tokë, të japim më të mirën në ndeshje, pasi mendoj se nuk kemi hapësira për gabime të tjera. E dimë se FC Shkupi ka një skuadër shumë cilësore dhe se do ta kemi të vështirë, mirëpo neve duhet të shfrytëzojmë edhe terrenin vendas” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Edhe në ndeshjen e nesërme Renova njëjtë sikurse në ndeshjen me Akademia Pandevin do të udhëhiqet nga drejtori sportiv Lirim Saiti dhe koordinatori i skuadrës, Skender Jonuzi, të cilët Nuhiu i falënderojë për atë që bënë në ndeshjen në Strumicë , mirëpo duke mos harruar këtu edhe ndihmën e dhënë nga dy trajnerët e shkollës së futbollit, Ferat Abdullahi dhe Ismail Sulejmani.

“Ndaj Akademia Pandev na udhëhoqi Lirim Saiti dhe Skender Jonuzi, ndërsa mund të them se edhe ne lojtarët i bashkuam forcat dhe dhamë më të mirën nga vetja. Bashkë me ne në atë ndeshje ishin edhe dy trajnerët e shkollës së futbollit, Ferat Abdullahi dhe Ismail Sulejmani, të cilët shfrytëzojë rastin ti falënderojë.  Fitorja e mesjavës në Strumicë ishte meritë e të gjithëve, edhe e stafit teknik që u largua me në krye Jeton Beqirin, pasi edhe me ata kemi punuar shumë 3 muajt e fundit” – u shpreh Nuhiu.

Ndeshja midis Renovës dhe FC Shkupit në stadiumin e qytetit të Tetovës starton në ora 15:00.

Leave a Reply