Robinjo i siguron fitoren Sivasporit pas 5 xhirove, ja çfarë thotë ndihmës trajneri Rexhepi (VIDEO)

Sivaspor i ka dhënë fund serisë prej 5 ndeshjeve pa fitore në Superligën turke, duke mundur Burasasporin në ndeshjen e javës së 7-të me rezultatin 2:0.
Më i merituari për këtë fitore të Sivaspor ishte ish ylli i Realit të Madridit dhe Milanit, Robinjo, që realizoi të dy golat, ndërsa lidhur me këtë fitore për “infOSport.mk” foli ndihmës trajneri i kësaj skuadre, Xhengis Rexhepi.

“Për ne ishte një ndeshje vendimtare, shumë e rëndësishme në çdo aspekt, duke pasur parasysh se tashmë në 5 xhiro me rradhë nuk kishim arritur fitore. Edhe pse pësonim disfata megjithatë lirisht mund të them se në të gjitha ndeshjet ishim kundërshtarë më i mirë në fushë, mirëpo në futboll e dimë të gjithë se nuk mjafton vetëm loja e mirë për të arritur deri tek tre pikëshi, pasi për të bërë një gjë të tillë nevojiten gola. Neve gjatë këtyre javëve bashkë me shefin e stafit teknik Tamer Tuna, analizuam shumë gjërësisht këto 5 ndeshje pa fitore, ashtu që në ndeshjen e fundit kundër Bursaspor vendosëm të bëjmë edhe disa ndryshime në formacion, ndërsa gjithashtu edhe në strategjinë dhe stillin e lojës, ndryshime këto që dhanë edhe rezultatin e duhur në fund, duke fituar ndaj një kundërshtari të fortë, siç është Bursaspori” – tha ndihmës trajneri i skuadrës turke të Sivaspor, Xhengis Rexhepi, i cili njëherit luan edhe rolin e ndihmës trajnerit te përfaqësuesja A e Maqedonisë.

View this post on Instagram

😍 Sen müthiş bir detaysın @Robinho

A post shared by Sivasspor Web TV (@sivasspor.webtv) on

Rexhepi gjithashtu foli edhe për yllin e skuadrës, brazilianin Robinjo, që njëherit ishte edhe më i merituari për fitoren e dytë në këtë edicion.
“Robinjo është një futbollistë shumë i madh. Jo rastësisht ai ka luajtur nëpër klube të mëdha. Ai është një profesionist i madh dhe një ndër futbollistët që punon më tepër në stervitje dhe lider i vërtet në ndeshjet tona” – deklaroi Rexhepi.
Sivaspori pas 7 xhirove të para numëron 8 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 12-të, duke lënë pas vetes gjigandët e Fenerbahçes, që ndodhen në një krizë të madhe të rezultateve.

Leave a Reply