Morati refuzon postin e presidentit të Federatës italiane

Ish-presidenti i Inter Massimo Moratti raportohet të ketë refuzuar mundësinë për t’u bërë presidenti i ri i FIGC.

Biznesmeni është sugjeruar nga shumë presidentë klubesh të Serie A, madje edhe nga “armiku” i tij Andrea Agnelli.

Gjithsesi, sipas Sportmediaset dhe La Repubblica, Morati vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e kreut të Federatës Italiane të Futbollit.

Tani Gabriele Gravina, presidenti i Lega Pro/Serie C, është kandidati i vetëm.

Roli i presidentit të FIGC ka qenë vakant që prej largimit të Carlo Tavecchio-s gjatë dhjetorit të kaluar.

Leave a Reply