“NTV Spor” shkruan për emërimin e Umit Karanit te FC Shkupi

Ndryshimi i pankinës te FC Shkupi ka bërë bujë të madhe jo vetëm në mediat e vendit dhe rajonit, por edhe te ato të Turqisë. Sigurisht emri i njohur Umit Karan që si futbollistët karrierën më të madhe e ka kaluar te Gallatasaraji dhe gjithashtu ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të përfaqësueses së Turqisë gjatë viteve 2002 deri 2007-të ka tërhequr vëmendje të madhe me aktivizimin e tij te Shkupi në rolin e trajnerit.

Njëra ndër mediumet më të forta në tokën turke si NTV Spor, ka publikuar lajmin lidhur me prezantimin e Umit Karanit te FC Shkupi, duke cituar edhe disa fjalë nga deklarata e drejtorit sportiv Omer Bunjaku.

Gjithsesi, lajmin për Umit Karanin si trajner i FC Shkupit është publikuar edhe në shumë mediat tjera turke, ndërsa kishte interesim të madh edhe prej agjencioneve si Anadolu (që janë të përfshira edhe në Maqedoni) e disa tjera që kishin ardhur për ta ndjekur prezantimin e tij./InfOSport.mk

LINKU I ARTIKULLIT TË PËRGATITUR NGA NTV SPOR: http://www.ntvspor.net/futbol/umit-karan-teknik-direktor-kariyerinde-yeni-bir-adim-atti-5bb61d2d912549427cc149c9

Leave a Reply