Hamilton dominon në provat e lira në Japoni

Piloti i skuderisë së Mercedesit, Luis Hamilton ka dominuar në provat e lira për Çmimin e Madh të Japonisë që do të zhvillohet në fundjavë. Hamilton i mbylli provat me 1 minutë e 28 sekonda e 217 të mijtat, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës Valteri Botas dhe gjermanin e Ferrarit Sebastian Fetel. Në vend të katërt u pozicionua Maks Verstapen, ndërsa Kimi Raikonen mbeti i pesti.

Provat zyrtare do të zhvillohen nesër, ndërsa gara finale për Çmimin e Madh të Japonisë do të zhvillohet të dielën në pistën e Suzukas, duke nisur nga ora 14:00 sipas kohës tonë lokale.

Leave a Reply