Panuçi bënë revolucion në formacion ndaj Izraelit, ja si pritet të luaj

Shqipëria është duke zhvilluar përgatitjet e fundit për sfidën e së dielës në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit në transfertë.

Trajneri Panuçi po mendon për të ndryshuar skemë, për të kaluar në vendosjen e vjetër 4-3-3.

Strategu italian me shumë mundësi do të aktivizojë në portë Berishën, mbrojtja do të jetë e përbërë nga katër futbollistë me Binakun dhe Hysajn në krahë, dhe Mavrajn dhe Gjimshitin në qendër.

Në mesfushë kthehen Basha dhe Memushaj, të mbështetur nga Taulant Xhaka, teksa në sulm në krahë pritet të luajnë Grezda dhe Gavazaj, që do të jenë një ndihmë e madhe për Bekim Balajn, i cili si duket do të fitoj garën me Rei Manajn,

i cili luajti titullar në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Jordanisë.

Leave a Reply