Shaqiri flet për ndeshjen në Beograd ndaj Crvena Zvezdës, ja çfarë ju përkujton serbëve!

Liverpulli natën e kaluar shënoi fitore të thellë 4:0 në ‘Enfilld Road’ ndaj Crvena Zvezdës në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Xherdan Shaqiri regjistroi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke asistuar te goli i dytë i ndeshjes i shënuar nga Mohamed Salah, ndërsa shumë bukur reagoi edhe gjatë shënimit të golit të parë nga ana e brazilianit, Firminjo.

26 vjeçari nga Zhegra, për paraqitjen ndaj Crvena Zvezdës është vlerësuar lartë si nga shtypi anglez, ashtu edhe nga vetë trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop.

Lidhur me paraqitjen e tij të mbrëmshme si dhe ndeshjen e kthimit me Crvena Zvezdën në Beograd, ka folur edhe Xherdan Shaqiri.

Ylli shqiptarë i Liverpullit ka thënë se është dijeni për shkrimet e disa mediave për atë që e pret në ‘Marakana’ nga tifozët, por se ky është i interesuar vetëm për futboll, edhe pse nuk hezitoi të cek se me tifozët serbë është marrë edhe në Kupën e Botës.

‘Nuk kam frikë’, – ka deklaruar fillimisht Shaqiri pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Unë kam parë disa artikuj në lidhje me këtë temë. Një lojtar ka thënë diçka në lidhje me këtë, por më të vërtetë mua nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit’.

‘Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën. Asgjë tjetër nuk më intereson, unë po shkoj atje për ndeshje futbolli”, ka shtuar Shaqiri, që tutje komentoi edhe fishkëllimat e tifozëve të Crvena Zvezdës, të njohur me emrin ‘Delia’.

“Më ka ndodhur edhe në Kupën e Botës, por nuk paraqet asnjë problem”.

Ndeshja midis Crvna Zvezdës dhe Liverpullit në Beograd në kuadër të xhiros së katërt në grupin  C zhvillohet me datë 6 nëntor.

Leave a Reply