Sulmohet autobusi i FC Shkupit në Manastir (FOTO)

Në prag të ndeshjes Pobeda-Shkupi, është sulmuar autobusi me të cilin udhëtonin futbollistët e ekipit “bardheblu”. Ngjarja ka ndodhur para disa minutave, kur pas arritjes së ekipit të FC Shkupit në stadiumin “Tumbe Kafe” është sulmuar me gurë dhe gjë sende të forta autobusi zyrtar i ekipit shkupjan nga persona të pa identifikuar deri më tani.

Për fat të mirë, ky incident ka ndodhur pas zbarkimit të lojtarëve nga autobusi dhe nuk ka asnjë të lënduar./InfOSport.mk

 

Leave a Reply