Babai i Ardian Ismajlit: Djali im nuk është pajisur me pasaportë shqiptarë

Lajmi që qarkullonte sot nëpër mediat shqiptare lidhur me zgjedhjen e bërë nga mbrojtësi i Kosovës U21, Ardian Ismajli, kinse ky i fundit ka zgjedhur Shqipërinë para Kosovës, nuk ka marrë një konfirmim nga babai i futbollistit.

Kishte qenë “Supersport” që kishte njoftuar se mbrojtësi i Hajdukut ka marrë një pasaportë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe se së shpejti pritet që të marrë ftesë nga Kombëtarja sqhiptare, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka thënë edhe  vetë babai i Ismajlit.

Ai në një prononcim për ‘Gazeta Olle’ të Kosovës ka thënë se djali i tij ende nuk është pajisur me pasaportën shqiptare dhe se nuk ka vendosur se me cilën kombëtare apo përfaqësuese do të luaj.

“Nuk jemi pajisur me pasaportë shqiptare, dhe ende  jemi të pavendosur  se kë do ta përfaqësojmë”, – është shprehur babai i futbollistit.

Ismajli ka luajtur me Kombëtaren shpresa të Kosovës, duke mbajtur madje edhe shiritin e kapitenit, mirëpo mungesa e një ftese nga ana e seleksionuesit Bernard Çallands të përfaqësueses A të Kosovës, ka bërë që Ismajli të mendoj edhe veshjen e fanellës ‘kuqezi’.

Leave a Reply