Ish braziliani i Makedonija GJ.P. largohet nga Llapi

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Fernandinjo, ka ndarë rrugët  me skuadrën e Llapit, pjesë e së cilës u bë gjatë verës së vitit të kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Fernandinjo është një emër i njohur edhe për opinionin sportiv në vendin tonë, pasi më herët kishte veshur fanellën e Makedonija GJ.P, edhe atë për dy vite e gjysmë, nga korriku i vitit 2019, deri janarin e vitit 2022.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi Kosovar i Llapit, drejtuesit e së cilës skuadër përmes një shkrimi kishin falënderuar brazilianin për kontributin e dhënë, duke i uruar njëkohësisht suksese në aventurat e reja në karrierën e tij.

29-vjeçari brazilian me fanellën e Llapit ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, duke regjistruar edhe 2 gola dhe 3 asistime.

Leave a Reply