Ademi: Ndaj Vardarit mendojmë vetëm për rezultat pozitiv

Makedonija Gj.P dëshiron të lë pas vetes disfatën e fundjavës ndaj Shkëndijës në Tetovë, duke u rikthyer te fitorja pikërisht ndaj liderit aktual Vardari. Futbollistët me fanella ‘verdhekuq’ e dinë se nuk do ta kenë të lehtë për të arritur qëllimin, mirëpo bazuar në ndeshjet e vetëm këtij viti që këto dy skuadra i kanë zhvilluar mes vete, ata janë shumë optimistë se më në fund do të ndërpresin serinë prej 5 fitoreve të njëpasnjëshme të Vardarit në ndeshjet kampionale.

“Pas disfatës ndaj Shkëndijës, sot presim që të marrim një rezultat pozitiv ndaj Vardarit. E dimë se do të jetë e vështirë, pasi që luajmë kundër liderit aktual, mirëpo ndeshjet e fundit kundër tyre e në veçanti eliminimi nga Kupa e Maqedonisë, na japin shumë vetëbesim se mund të i’a arrijmë qëllimit edhe sot” – tha enkas për ‘infOSport.mk’, Ilirid Ademi, i cili shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Shkëndijës, mirëpo që goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Goli i anuluar i Ilirid Ademit ndaj Shkëndijës

Goli i anuluar i Ilirid Ademit ndaj Shkëndijës

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 28 октомври 2018 г.

Ai shpreson që të gjejë golin edhe në ndeshjen e sotme ndaj Vardarit, mirëpo kësaj rradhe përmes rrugës së duhur.

Ndeshja Makedonija Gj.P – Vardari starton në ora 13:30, njëjtë sikurse edhe 4 ndeshjet e tjera të javës së 12-të në LPFM.

Leave a Reply